Djali afgan thirrje dëshpëruese Lionel Messit: Të lutem më shpëto nga këtu

Murtaza Ahmadi u bë famshëm në vitin 2016, kur një fotografi e tij u bë virale në rrjetet sociale teksa kishte veshur një këmishë me emrin Leo Messi, e cila ishte bërë nga një qese plastike. Tani, realiteti i të voglit është shumë i ndryshëm.
Djali është 10 vjeç dhe jeton i fshehur me familjen e tij në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, pasi iu desh të iknin nga qyteti ku jetonin më parë.
Ai aktualisht po kërkon ndihmë për të lënë vendin pasi talebanët erdhën në pushtet.
Djali dhe familja e tij i përkasin popullit Hazara, një grup që është vazhdimisht nën sulm, veçanërisht nga Shteti Islamik.
“Dua të udhëtoj në një vend të sigurt nga Afganistani. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë ”, iu është drejtuar djali futbollistëve te botës, veçanërisht Messit, në mënyrë që ai të largohet nga vendi me familjen e tij dhe“ të luajë futboll në paqe ”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement