“Çmenduri” për debutimin e Ronaldos/ Biletat shiten deri në 3 mijë Euro!

Cristiano Ronaldo mori sot nga Guinnes zyrtarisht çertifikatën për rekordin e ri të arritur me 111 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.
Portugalia i dha leje që të rikthehet te Man. United ku pritshmëria për debutimin e tij ka arritur në “qiell”.
Siç mësohet të Dielën e 8 Shtatorit, në “Old Trafford” nuk do të ketë asnjë vend bosh, por disa pika rishitjes të biletave online kanë hedhur në treg sërish biletat për ndeshjen Man. United-Newcastle dhe çmimet kanë kapur majat
Në Angli, kanë raportuar se “Live Football Tickets” ka nxjerrë në shitje 200 bileta me çmime të ndryshme, maksimumi deri në 815 Euro por çmenduria vjen nga sajti amerikan, “Stubhub” që ka publikuar disa bileta për këtë ndeshje dhe çmimi arrin pothuajse 3 mijë euro.
Vetë Man. United ka reaguar përmes zëdhënësve duke kërkuar kujdes nga tifozët që të mos blejnë bileta nga burime jo të autorizuara që shpesh lënë tifozët pa para por edhe pa ndjekur ndeshjen nga “Old Trafford”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement