Trupi i mbeti i bllokuar brenda mjetit! Humb jetën në aksident reperi i famshëm grek

Reperi i njohur me origjinë greke i lindur në New York, Mad Clip ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Atikë.

34-vjeçari është përplasur, teksa po udhëtonte me makinën e tij Porsche. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti. Makina Porsche që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte tepër e fortë, pasi mjeti thuajse u shkatërrua plotësisht dhe grupit të hetimit iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Reperi i cili njihej si i apasionuar pas shpejtësisë, po kthehej nga dasma e shokut të tij.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement