Rezultoi pozitiv me Covid-19, Granit Xhaka refuzon të marrë vaksinën

Ndonëse rezultoi pozitiv me Covid-19, Granit Xhaka nuk ka pranuar ta marrë vaksinën kur pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës janë vaksinuar tashmë.
Lajmi është bërë i ditur nga Adrian Arnold, shefi për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës.
Zvicra pret Italinë më 5 shtator në Bazel, por llogaritë e formacionit duhet të bëhen pa kapitetin Xhaka.
Gjithashtu më 8 shtator Zvicra do të luajë me Irlandën e Veriut.
Për Xhakën do të bëhet një tentativë të enjten me një test PCR dhe në rast se rezulton negative, atëhere ai mund të rikthehet të luajë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement