Reagojnë kuqezinjtë, Cikalleshi barazon rezultatin në Poloni

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në transfertë me Poloninë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Në minutën e 12-të është Robert Levandovski që zhbllokon rezultatin, duke kaluar në avantazh polakët.
Por nuk zgjat shumë gëzimi i vendësve, pasi kuqezinjtë arrijnë të barazojnë.
Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të merr një asist nga Gjasula dhe në zonë godet me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetën e Sheznit.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement