Qeveria “Rama 3″/ Përpjekje për makijazh! Largimet e deputetëve, dëshmi se drejtohemi nga mafja

Anëtari i ri i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka folur mbi aksionin e opozitës dhe PD në legjislaturën e re.
I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Zekthi ka komentuar edhe emrat e qeverisë ‘Rama 3’, prurjet e reja të kryeministrit në mandatin e 3.

Zekthi: Zhvillimet brenda PS dhe qeveria e re që ka nxjerrë ditën e sotme Rama është dëshmi i situatës ku ndodhet PS. Një parti e cila në dy mandate e para ka dështuar të qeverisë Shqipërinë, ka prodhuar autokraci, mjerim, borxh të lartë publik, krim dhe korrupsion, trafiqe droge. Të gjithë këto dështime dhe sidomos blerja e zgjedhjeve të fundit, reflektohen te kjo përpjekje. Rama përpiqet të krijojë një imazh të njeriut liberal, që e mbush qeverinë me njerëz të pakonsumuar, me zonja, pra e gjitha kjo është një operacion i thellë makijazhi e detyruar nga kriza e dështimit tetë vjeçar dhe sidomos blerja e zgjedhjeve.
Këto kriza duhet të mbulohen të shfaqemi sikur ndryshojmë dhe jemi demokratë. Të gjitha figurat e konsumuara, si Gjiknuri, Balla, Ruçi iku, këto nuk janë ikje por operacione makijazhi në funksion të shpëlarjes së trurit të njerëzve, për të krijuar idenë që kjo qeveri punon për njerëzit, që respekton sentimentet të tilla si figurë e re, zonja etj. Është e tëra një përpjekje për makijazh, sikur ne nuk jemi atë që jemi.

Fakti se nga PS disa deputet ikën pasi morën mandatin, si Ruçi në fillim, pastaj zonja Çomo, Doshi që natën e zgjedhjeve, dje zoti Koka, kjo ndodh vetëm në vende që nuk di ti vësh emër. Kudo në botë, kur dikush largohet nga politika, ai e njofton 2 vjetë apo 4 vjetë më parë. Zonja Merkel e ka njoftuar para 2 vitesh e gjysëm se nuk do të kandidojë më për një mandat tjetër në zgjedhjet e pas pak kohësh.
Këtu ndodh që këta garojnë, marin mandatin dhe pastaj largohen. Kjo ndodh sepse këta i përkasin një strukture vendimarrëse okulte, që nuk ka të bëjë me demokracinë, as me vullnetin e njerëzve, as me qeverisjen e vendit, por ka të bëjë vetëm me interesin e drejtpërdrejt i kësaj strukture okulte, që është uzurpimi i pushteteve, dominimi i jetës politike, sundimi i njerëzve dhe grabitja e vendit.
Struktura okulte, për shkak të interesit që ka, ka interes të bëjë makijazhe, të hiqet sikur nuk drejtohet nga njerëz të krimit të organizuar, këta persona marin pushtetin pastaj largohen.
Është e turpshme dhe këto largime janë dëshmi se ne drejtohemi nga mafja sepse nuk ka mundësi tjetër.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement