Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, ja cfarë bën Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi është gjendur në Venedik të Italisë për Javën e Modës atje.

Ajo mori pjesë në eventin special të “Dolce dhe Gabanna” në promovim të koleksionit të tyre më të ri. Këngëtarja e cila këto ditë mbushi 32 vjec  nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj dhe është krenuar gjithmonë me vendin e origjinës.

Dhe kur vendi i saj ndodhet në vështirësi, duket se Bebe Rexha nuk heziton që të ndihmojë me aq sa ka mundësi, ajo dhuron  10 mijë dollarë.

Artistja nuk është ndalur me kaq, pasi i ka bërë thirrje publike të gjithë ndjekësve për ndihmë. Thirrjen, këngëtarja e ka publikuar përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan:

Për  gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement