“Rivesh bluzën e bardhë”, Najada Çomo i dërgon dorëheqjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Shefja e Infektivit Najda Çomo ka vendosur përfundimisht të mos e heqë bluzën e bardhë edhe për disa kohë.

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo i ka paraqitur dorëheqjen, Çomo ka paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Me largimin nga mandati të Çomos, i hapet rruga e futjes në Kuvend Mimi Kodhelit, kandidatja grua më e votuar që mbeti jashtë parlamentit pas publikimit të rezultateve zgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement