Pas “lëpirjes së plagëve”, Basha do të japë shenja bashkëpunimi me Qeverinë

Analisti Mentor Nazarko ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News, ku ka folur dhe për ftesa për bashkëpunim me Bashën.

Sipas Nazarkos, Lulzim Bashs së shpejti do të heqë dorë nga politika agresive, pasi nuk do ta sjelli në pushtet. Këtë politikë e përfaqësonte më së miri Sali Berisha, ama Nazarko nënvizoi se nuk ka një te dytë si Berisha.

“Mendoj se Basha do të japë pas një periudhe ‘lëpirjes së plagëve’ do të japë shenja të bashkëpunimit. Të drejtosh opozitën me një stil agresiv, që e ka përfaqësuar më së miri z.Berisha, nuk është diçka që të sjell në pushtet. Berisha ishte kampioni i Berishizmit. Të dytë nuk ka si ai, që do të thotë se duhet një mënyre e re e të bërit opozitë. Nëse e ka kuptuar këtë, Basha do duhet të kuptojë që kjo opozitë e tipit të ri duhet të jetë bashkëpunuese, denoncimi, lufta kundër krimit, siç funksionon kudo në botë. Nuk e di sa do zgjasë simulimi i agresivitetit. Unë besoj se Basha do zbusë gjuhën e tij”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement