Mentor Nazarko: Ja si do të jetë qeveria Rama 3

Analisti Mentor Nazarko ka folur për situatën politike në vendin tonë kur pritet të fillojë punë Parlamenti i ri i zgjedhur në datë 25 prill.

Nazarkon i ftuar në një intervistë për Fax News, mendon se Kryeministri Rama do të përpiqet gjatë këtij mandati që të vendosë ekuilibrat mes të resë dhe të vjetrës, duke shtuar se ai gjithashtu do të tregojë një klimë të re mirëkuptimi me opozitën.

“Rama do mundohet të tregoje se di të vendosë ekuilibra mes të resë dhe të vjetrës. Do të konfirmojë sigurisht unin e tij, përballë një detyre historike si ajo e zhvillimit të mandatit të tretë për herë të parë. Do tregojë gjithashtu se ka ndjeshmëri ndaj asaj që kanë kërkuar ndërkombëtarët për luftën ndaj korrupsionit. Rama do duhet tregojë reflektimin e vet në përbërjen e ekipit që do ta shoqerojë këto vite. Duhet të përpiqet edhe të reflektojë një klimë të re mirëkuptimi me opozitën. Mund të ketë institucione që ndikohen nga mandati 4 vjeçar”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë konfirmim ministrash aktual në qeverinë e re, Nazarko shpjegoi se pikërisht këtë gjë do të mundohet të tregojë Rama, që ata të cilët kanë punuar mirë do të rikonfirmohen, ndërsa të tjerët do të zëvendësohen me të rinj.
“Ai do të përpiqet të krijojë idenë ata që ishin ministra të suksesshëm do të rikonfirmohen. Do tregohet i ndjeshëm ndaj pakënaqësive që ka qeveria. Do mundohet të relfektojë nevojën për rinovim që ka PS. Për disa arsye koha i ka dhënë të drejtë, për disa arsye jo. Pjesa gri e shoqerisë pret që Rama të tregojë se do të ngrihet dhe di të ngrihet mbi ato grupe interesi që për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet janë kriminalizuar. Grupe që kontrollojnë tendera që kanë mbytur ndjenjën e garës në ekonomi. Rama do të tregojë se është i pavarur prej tyre. Jetojmë në një kohë kur rëndësia e partive në jetën tonë është e kufizuar. Aq më tepër partitë e tipit të vjetër, që funksionojnë në parimet leniniste. Gjithë vëmendja është e përqëndruar në një njëri. Kjo mund të ngjajë si jo demokratike, por ne jemi vend i vogël. Rama do kujdeset që tregoje se e treta herë do të jetë kabinet efektiv, që qeveris një vend ku sot banojnë jo më shumë se 3 milionë banorë”, u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement