Meghan Markle beson se ardhja në jetë e vajzës ishte një bekim nga Zoti pas abortit

Meghan Markle beson se ardhja në jetë e së bijës, ishte një bekim nga Zoti pas abortit që pësoi pak kohë më parë. Dukesha zbuloi për New York Times se kishte pësuar një abort në korrik të vitit të kaluar, rreth një vit pas lindjes së djalit.
Libri i shkruar për jetën e çiftit mbretëror “Finding Freedom”, përshkruan detaje të tjera nga ardhja në jetë e princeshës së vogël. Meghan dhe Harry e mbajtën të fshehtë lajmin e ëmbël për disa muaj për shkak të abortit por dhe sepse kishin menduar ta ndanin me botën në një ditë të veçantë.
“Meghan ndjen se ishte me të vërtetë një bekim na Zoti. Por këtë herë, ata ishin të kujdesshëm të mos i tregonin askujt. Vetëm në fund të vitit ata të dy filluan të ndiheshin më të relaksuar. Lajmi i tyre ishte sekret derisa Meghan ishte në tremujorin e dytë, duke e ndarë përfundimisht gëzimin e tyre me botën më 14 Shkurt, në të njëjtën ditë kur gazetat britanike kishin njoftuar se Diana ishte shtatzënë me Harry-n.“, tha një burim.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement