Mbappe do vetëm Real-in, refuzon ofertën e frikshme të PSG-së

Real Madrid ka provuar ta marrë sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe, deri në ditën e fundit të merkatos së verës.

Oferta e fundit e madrilenëve ka qenë 220 milionë euro, por në Paris kanë refuzuar ta lënë të lirë sulmuesin.

Sipas Le Parisien, drejtori sportiv Leonardo ka kontaktuar lojtarin për t’i zgjatur kontratën që skadon në qershorin 2022.

PSG i ka ofruar  një kontratë dyvjeçare me 45 milionë euro në vit, më shumë nga sa fitojnë Neymar dhe Messi, por lojtari ka thënë jo.

PSG ka fituar betejën e parë, por ka shumë mundësi që të humbasë të dytën sepse duket e qartë se sulmuesi francez do të transferohet me kosto zero te Real Madrid.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement