Lideri i Koresë së Veriut duket ndryshe/ Kim Jong-Un humb dukshëm peshë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, në imazhet më të reja duket se ka humbur në peshë si kurrë më parë, me lëkurë të tepërt që i qëndronte e varur rreth qafës, e palltoja i qëndronte e varur në trup.

Në fotografitë e publikuara, lideri veriokorean shihet para masës që e aplaudonte dhe qante gjatë festës së Ditës së të Rinjve në Pyongyang.

Vizat e fytyrës së Kim vëreheshin dukshëm se kanë ndryshuar – në veçanti rreth mjekrës ku kilogramët e tepërt e bënin të dukej sikur kishte dy mjekra – ndërsa tani është krejt një situatë tjetër. Tregimet e ndryshme për shëndetin e Kim Jong-Un kishin filluar të qarkullojnë prej vitit të kaluar, ku pretendohej se vuan nga sëmundja e zemrës dhe sëmundje tjera të rënda.

Megjithatë deri më tani asnjë prej tyre nuk është konfirmuar me saktësi, e gjykuar nga imazhet më të fundit – ekspertët e fushës pretendojnë se bëhet fjalë për një balon gastrit që ndihmon një njeri të bie në peshë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement