Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, u bën thirrje 10.7 mln ndjekësve: Ju lutem ndihmoni

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës. Kjo për shkak se nuk ka furnizime të mjaftueshme.

Pasi ka bërë gjestin e bukur për vendin e saj, artistja me famë botërore u ka bërë një thirrje publike të gjithë ndjekësve të saj. Ajo ka bërë një postim në InstaSory, ku kërkon ndihmë për spitalin e Dibrës.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Siç vihet re, deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement