Sacchi analizon Serinë A: Këto janë dy skuadrat favorite për titullin

Pas dy javëve të para të Serisë A, Arrigo Sacchi ka krijuar një ide mbi skuadrat që do të luftojnë për titullin.

“Kam parë dy skuadra që, për mënyrën si e interpretojnë futbollin, janë më përpara se të tjerat: Lazio e Sarri-t dhe Milan-i i Pioli-t”, ka thënë ish-trajneri për Gazzetta dello Sport.

“Lazio po kthehet në një orkestër ku të gjithë lëvizin sipas partiturës dhe duke ndjekur ritmin. Sarri është një strateg i madh, ka bërë vetëm një gabim: ka shkuar tek Juventus, ku kishin ide të ndryshme nga të tijat”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement