PËRRALLA KTHEHET REALITET! Nga Brazili në Itali, puna si faturino, kategoritë amatore dhe tani… Milani e Champions

Përralla e kthyer në realitet! Sepse, nëse shumë vite më parë, kur mbërriti fare i ri në Itali, dikush do t’i thoshte Junior Messias se do të vishte fanelën e Milanit dhe do të kishte shans të luante në Champions League, as vetë lojtari nuk do ta kishte besuar…

Kështu, tani është gjithçka zyrtare dhe në gongun final të merkatos, Milani siguron zbulimin e sezonit të shkuar në Serie A duke e paguar 2.6 mln euro huazimin për 1 vit dhe të drejtë blerje në 5.4 mln euro dhe 1 mln euro bonus tjetër.

Komunikata: “AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka siguruar, në një bazë të përkohshme me opsion për blerje të përhershme, shfaqjet sportive të futbollistit Ëalter Messias Junior nga Crotone FC.

Futbollisti do të veshë fanellën me numrin 30. Lindur në Ipatinga (Brazil) më 13 maj 1991, Messias u transferua në Itali në 2011, ku ai veshi fanellat e Casale dhe Chieri, para se të bënte debutimin e tij në futbollin profesionist me Gozzano.

Në verën e vitit 2019 ai u transferua në Crotone me të cilin fitoi promovimin në Serie A dhe, në dy sezone me ekipin kalabrez, zhvilloi 72 ndeshje dhe 15 gola ”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement