Kush është Mitri Prifti? Atentati ndaj Edison Begajt, u vesh si polic dhe…

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Mitri Priftin, si të dyshuarin kryesor për atentatin e dështuar ndaj Edison Begajt, i cili u plagos në sy të fëmijëve. Sot, me një njoftim zyrtar, policia ka njoftuar se kanë mundur të identifikojnë se personi që ishte i maskuar si efektiv ishte 37-vjeçari Prifti. Por do të jetë detyra e Prokurorisë që të verifikojë nëse është ai personi që ka tërhequr këmbëzën.

Emri i Priftit, me profesion jurist nuk është i panjohur për Policinë dhe as Prokurorinë. Ai bëri bujë një vitin 2016 me denoncimin e tij, ku pretendonte se ishte kërcënuar nga grupi “Shullazi”. I riu nga Kuçova, i cili është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.

Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.

Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit. Pas publikimit të lajmit në media, ai u largua nga Shqipëria drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit. Por mesa duket është rikthyer, kësaj herë për të “mbaruar disa punë”, me të cilat dështoi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement