Ekskluzive/ Zbulohen disa nga emrat e qeverisë së re, ja kush do të jetë kryetare parlamenti

Teksa kryeministri i vendit pritet të shpallë qeverinë e re, Maska.al ka mundur të sigurojë disa nga emrat kyçë që Edi Rama u ka besuar poste të rëndësishme të mandatit të tretë.

Kështu, burime pranë selisë së PS-së bëjnë me dije se Belinda Balluku do të jetë zëvendëskryeministre, e ndërsa Mimi Kodheli kryetare e parlamentit.

Nga ana tjetër, ministër i Energjitikës do të emërohet Benet Beci, Ilir Beqaj do të dalë deputet pas doreheqes se Becit nga ky post, e ndërsa ministër i Bujqësisë do të jetë Laert Duro.

Taulant Balla do të vijojë të jetë kryetar grupi, e ndërsa për Ogerta Manastirliun pritet rikonfirmim në Ministrinë e Shëndetësisë ose emërim në atë të Drejtësisë.

E ndërsa Olta Xhaçka do të vijojë të jetë ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement