“Çmendet” Rei Manaj/ Shënon eurogol me gjysmë-roveshatë në stërvitje, ja si reagojnë shokët e ekipit

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka vijuar pergatitjet në Varshavë, ku është grumbulluar për të përgatitur ndeshjen e të enjtes ndaj Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Meqë koha për të përgatitur këtë sfidë është e shkurtër, FSHF ka vendosur që Shqipëria të grumbullohet në Varshavë që në ditën e parë, në mënyrë që ekipi të ambientohej sa më shpejt. Kështu, afrimi i lojtarëve ka nisur që të premten në darkë dhe të shtunën, duke bërë që Reja të kishte që sot në dispozicion thuajse gjithë ekipin.

FSHF bëri të ditur se ekipi ka kryer një seancë stërvitore në stadiumin e “Aktywna Warszawa”, ku futbollistët kuqezi do të vazhdojnë përgatitjet e tyre dhe në ditët në vijim. Ne stervitjen e mbremjes, Rey Manaj ka realizuar nje eurogol me gjysme-roveshate, duke i mahnitur te gjithe.

Ja goli:

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement