Ambasadorja Yuri Kim zbulon dhuratën e veçantë që mori nga vajza afgane në Tiranë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me shtetasit afganë që erdhën  për t’u strehuar në Shqipëri, pasi u rrezikohej jeta nga talebanët që tashmë kanë marrë nën kontroll vendin e tyre në Afganistan.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, të shoqëruar dhe me foto”, ambasadorja Kim zbulon mes të tjerash edhe dhuratën që ka marrë nga një vajzë afgane, duke u shprehur se është emocionuar shumë.

“Pata rastin t’i bashkoh em Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement