Abraham sfidon Kean, mesazhi ndez tifozët e Juventus-it

Kanë luajtur të dy në Premier League.

Tani do të jenë përballë njëri-tjetrit në Serinë A në një nga sfidat më intriguese të kampionatit italian, atë mes Juventus-it dhe Roma-s.

Komenti i shkruar nga Tammy Abraham në videon e fundit të postuar nga Moise Kean në Instagram e shpjegon mirë konceptin: “See you soon (Shihemi së shpejti)”.

Fjalë të thjeshta të ndjekura nga simboli i shtrngimit të duarve dhe nga ai i flakës së shenjtë të rivalitetit.

Një koment që nuk u ka shpëtuar tifozëve juventinë, disa prej të cilëve e kanë ftuar Abraham në Torino pasi kanë patur mundësinë të vlerësojnë cilësitë e anglezit në dy javët e para të kampionatit.

Të tjerë kanë mbrojtur blerjen “e re” të Zonjës së Vjetër: “Moise do ta shkatërrojë skuadrën tënde, Tammy”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement