Ulje temperaturash dhe shira, si pritet të jetë moti gjatë javës

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të paraqitet kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësirat janë shumë pak prezente, kryesisht në zonat malore.

Sipas Meteoalb, do të kemi ndryshim të tablos së motit gjatë paradites së të mërkurës, kryesisht në zonat veriore ku presim reshje të pakta dhe të izoluara. Ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

E premtja na rikthen kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar, por fundjava do të ndryshojë tërësisht kushtet atmosferike, duke sjellë vranësira të pakta dhe reshje të izoluara.
Për sa i përket temperaturave të ajrit gjatë kësaj jave vlerat termike do të luhaten nga 11 gradë celcius mëngjesi në zonat malore dhe maksimumi parashikohet rreth vlerës 31-32 gradë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement