Nuk e ke fajin ti Ogertë. Fajin e kanë Profesorët e Partisë

Nga Elona Caslli

 

Nuk e ke fajin ti Ogertë. Fajin e kanë Profesorët e Partisë

Ti nuk ke hiç faj Ogertë. Në një vend normal ku funksion meritokracia ti as me mendim nuk e prekje postin e Ministres së Shëndetësisë, por duke qenë se jemi në një vend anormal detyrohemi të dëgjojmë broçkullat e tua.

E para Ogertë kur të përdorësh si pikë referimi një studim për të mbështetur një argument duhet të thuash se kush e ka bërë këtë studim.
Kush është autori apo grupi i autorëve?! Sa njerëz morën pjesë në këtë studim dhe në fund të paraqesësh rezultatet e këtij studimi.

Ti Ogertë nuk mund të dalësh para shqiptarëve dhe t’u thuash- Mësuesit duhet ta bëjnë vaksinën se është bërë një studim që ka treguar se një mësues i pavaksinuar dhe pa maskë infekton gjysmën e klasēs.
Shqiptarët nuk mund të marrin të mirëqënë ekzistencën e studimit vetëm se e thua ti Ogertë.

Kam përshtypjen se me të njëjtin “””seriozitet””” që trajtoje dikur projektet në bashki, trajton dhe fjalën ” studim”. Jo zonjë. Janë dy gjëra krejt të ndryshme, por je e mirëkuptuar teksa i ngatërron, pasi kaq mundesh dhe kaq mendon.
Nuk mund të shkosh përtej projekteve modeste në bashki.

Megjithatë, ti nuk ke asnjë faj. Faji qëndron tek Profesoret e Partisë që ulen në të një tryezë me ty dhe tundin kokën kur ti flet për studime imagjinare.

Ti ke të gjithë të drejtën e botës që pas syzeve dhe pamjes prej intelektualeje të lodhur të imagjinosh, tē ëndërrosh dhe t’i poshtërosh shqiptarët, për sa kohë Profesorët e Partisë shohin me sytë e Partisë, mendojnë me mendjen e Partisë dhe heshtin me urdhrin e saj.

Post Scriptum- Sa të bukura syzet! Kështu i mbaje edhe kur ishe drejtoreshë në bashki.🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓🤓

Elona Caslli

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement