“M’ke çu n’burg o plak”, DALIN përgjimet; Si Elton Debreshi dhe Alfredi ranë dakord për të dhënë të njëjtin version

Ësht zbardhur dëshmia e Elton Debreshit, minator dhe ish-kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, të cilit pak ditë më parë iu vendos tritol në makinë.

Ai në dëshminë e tij tha se nuk dyshon tek askush, por që beson se i është vënë tritol për presion, duke thën se duan ti bëjnë persion për denoncimet mbi problemet në minier.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time. Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.”, thuhet në dëshminë e Debreshit raporton “news24”.

Ndërsa vëllai i Eltonit, Alfred Debreshaj, i cili është arrestuar, pasi akuzohet se ka qenë ai që i ka vënë tritonin është shprehur se ditë që ka ndodhur ngjarja ndodhej tek xhaxhai.

Nga përgjimet rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.

Gjithashu vëllezerit kanë folur për mënyrën sesi do të deklarojnë në Polici.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement