Kush do vritej? Do kryenin ekzekutim me pagesë, 3 të arrestuar në Durrës (EMRAT)

Një vrasje e mirëmenduar me pagesë është parandaluar në Durrës gjatë një aksioni të policisë, ku në pranga janë vënë tre persona, dy prej të cilëve me precedentë të theksuar kriminal. Në pranga janë vënë Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç.

Mustafa rezulton i dënuar më parë në shtetin gjerman me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kanosje. Ndërkohë që edhe Zyka ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia, ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMW” që drejtohej nga Mustafa. Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë, por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.

Në makinë u gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole, 1 mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement