Situata në Afganistan, SHBA jep lajmin e mirë

(FILES) In this file photo taken on November 24, 2020 Nominated National Security Advisor Jake Sullivan participates as US President-elect Joe Biden speaks during a cabinet announcement event in Wilmington, Delaware. - President Joe Biden will impose costs on China but also work to repair democracy at home in a bid to win the emerging rivalry between the world's top two economies, a top aide said January 29, 2021. Jake Sullivan, the national security advisor, said that the new administration's strategy included renewing alliances and robust investment in technology to ensure the United States retains a critical edge. (Photo by CHANDAN KHANNA / AFP)

Vendosja e një datë të përcaktuar për mbylljen e evakuuimeve ka bërë që shumë shtete të dorëzohen duke tërhequr kështu trupat e tyre ushtarake nga Afganistani. Para disa ditësh Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se nuk do të ketë shtyerje të afatit për vazhdimin e evakuuimeve ku dhe theksoi se 31 gushti do të ishte dita e fundit, por trupat amerikane do të bënin të pamundurën që të siguronin sa më shumë udhëtime për refugjatët afganë.Pas shumë bisedimeve nuk u arrit një marrëveshje me talebanët që tashmë kanë marrë nën kontroll Afganustanin.

Mirëpo ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë me një lajm të mirë. Jake Sullivan, këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, tha se SHBA do të vazhdojë të punojë me talebanët për të siguruar kalim të sigurt për ata që duan të largohen nga Afganistani përtej afatit të 31 gushtit.

‘Shtetet e Bashkuara janë të afta të shtypin kërcënimin e terrorizmit në Afganistan pa një prani të përhershme ushtarake në terren.‘-tha ai.

Forcat amerikane do të përfundojnë misionin e tyre të evakuimit në Kabul para afatit të së martës, por shqetësimet mbeten për ata që mbeten në vend përtej afatit.

Që nga 14 gushti, SHBA ka evakuuar dhe lehtësuar evakuimin e rreth 114,400 njerëzve dhe afërsisht 120,000 që nga fundi i korrikut.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement