Shteti fle para katastrofës epidemiologjike…

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, Ka folur për gjendjen nga koronavirusi në vend.
Vasili  në një lidhje me Skype në “News 24” tha se vdekjet nga Covid janë më të larta nga shifrat që raportohen, duke shtuar se shteti fle para katastrofës epidemiologjike.

“Ne testojmë gati 3.5 herë më pak se Kosova. Jemi në një valë rë re të pandemisë. Shifrat janë rritur në mënyrë dramatike. Shifrat e vdekjeve janë shumë më të larta se në realitet. Ka ditë që ka pasur mbi 2 400 deri 2 500 raste në ditë. Qëndrimi i qeverisë ndaj pandemisë ka qenë ç’njerëzor. Nuk është marrë asnjë masë antiCovid. Hyrjet dhe daljet në vend kanë shtuar rastet e koronavirusit.
Popullata ka mbrojtje shumë të ulët. Janë 1.8 milionë persona të rrezikuar nga koronavirusi. Kemi përdorur vaksina që nuk janë të certifikuara. Shifrat e larta në verë janë sinjal i keq për të ardhmen. Kemi shtet që flet para para katastrofës epidemiologjike”, deklaroi Vasili.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement