Rekord infektimesh në Kosovë, mbi 1500 të infektuar dhe 36 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se nga 11.017 testime, 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Fatkeqësisht nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm 36 qytetarë.

Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113 mijë e 699.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të kujdesen për veten e tyre dhe të tjerët duke respektuar kështu rregullat e vendosura. Kjo mund të shihet si mënyra e vetme për të mos lejuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!_____

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement