E shtunë, 18 Shtator, 2021
Ballina Bota Nuk kanë fund ‘gafat’ e Bidenit, ja çfarë bën ai këtë herë...

Nuk kanë fund ‘gafat’ e Bidenit, ja çfarë bën ai këtë herë (Video)

Former Vice President Joe Biden, 2020 Democratic presidential candidate, speaks during a news conference in Wilmington, Delaware, U.S., on Thursday, March 12, 2020. Biden sought to deliver an antidote to President Donald Trump's response to the coronavirus outbreak on Thursday, unveiling a new plan that shows how he would fight the spread of the virus and urging the administration to use it. Photographer: Ryan Collerd/Bloomberg via Getty Images

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi midis Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas parashikimeve supozohej që Presidenti Joe Biden duhej të takohej me Bennett ditën e enjte, ndërsa Shtëpia e Bardhë e shtyu atë të premten pasi vërshuan shumë sulme vdekjeprurëse në aeroportin e Kabulit, të cilat vranë 13 trupa amerikane dhe plagosën 18 prej tyre.

Në takim, çështjet e rëndësishme u diskutuan nga të dy udhëheqësit e vendeve. Por sidoqoftë, ajo çfarë bie më shumë në sy është një shembull i marrë nga takimi i cili u bë viral për një arsye krejt qesharake.

Në një video që po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale, Biden ulet me sy të mbyllur dhe kështu, duket se fle për disa minuta ndërsa Bennett flet me të. Kujtojmë që nuk janë të pakta rastet kur Presidenti Joe Biden lë ‘gafa’ të tilla në sy të publikut apo dhe përpara kamerave. Shumë herë ai është bërë një objekt bisede kjo dhe për faktin se është Presidenti më i moshuar që ka drejtuar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mosha e thyer mund t’i shkaktojë atij lodhje në mbajtjen dhe ushtrimin e këtij posti.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement