Nga Gazment Bardhi te Grida Duma, zbulohet ekipi i ri i Lulzim Bashës

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar është bere i ditur  ekipin e ri i kryetarit Lulzim Basha për katër vitet e ardhshme.

Mësohet se Basha ka vendosur t’i besojë sërish Gazment Bardhit pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm. Alfred Rushaj, merr postin si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit Parlamentar.

Enkelejd Alibeaj nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Parlamentit. Grida Duma, nënkryetare e PD dhe Jorida Tabaku, gjithashtu në postin e nënkryetares së PD. Sipas ndryshimeve të reja statutore do të jenë katër nënkryetarë.
Sakaq, pasditen e sotme, Lulzim Basha pritet të publikoje kandidatet për çdo pozicion në PD.

Të hënën në orën 18, partia demokratike do të zgjedh ekipin e ri që bashkë me kryetarin Lulzim absha, do të udhëheqin opozitën në 4 vitet e ardhshme. Këshilli kombëtarë do të zgjedh nënkryetarët erinj, se  kryetarët e rinj, kryesinë e re  si dhe drejtuesit e disa departamenteve.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement