Ka imunizuar 80% të popullsisë nga Covid-19, ja kush është vendi më i vaksinuar në botë

Singapori ka vaksinuar plotësisht 80 përqind të 5.7 milion njerëzve të tij kundër COVID-19, sipas zyrtarëve, duke u bërë vendi më i vaksinuar në botë dhe duke krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimeve të rasteve te reja.

“Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80% e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit Ong Ye Kung në një postim në rrjetin e tij social Facebook të dielën e sotme.

“Kjo do të thotë që Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19. Kjo i jep qytetit-shtet të vogël shkallën më të lartë në botë të vaksinimeve të plota, sipas një burimi nga agjencia e lajmeve Reuters.

Vendet e tjera që kanë norma të larta vaksinimi përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaj dhe Kili, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 70 përqind të popullsisë së tyre.

Kujtojmë se Singapori ka qenë një ndër shtetet të cilat u prek më shumë gjatë fillimit të pandemisë, ku pati një numër të madh infektimesh dhe shifra të larta në humbjen e jetëve.

Singapori, i cili filloi fushatën e tij të vaksinimit në janar, u mbështet kryesisht në vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement