Dita nis me kthjellime, ja si pritet të jetë moti në vazhdim

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht ato qëndrore duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi. Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë motin , KU herë pas herë vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu në zona të izoluar të republikës së Kosovës. Këto kushte të motit mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet gradualisht.

Maqedonia e Veriut

Dita nis  në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen në veri të republikës së MV duke sjellë shira. Moti përmirësohet përkohësisht vetëm orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Vijon me mot të kthjellët pjesa më e madhe e Konitnentit Europian, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Europën Perëndimore. NDERSA me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu mbetet pjesërisht Qëndra dhe Rajoni i Ballkanit

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement