Çfarë po ndodh në Gaza? Izraelitët plasin ‘luftën’ (Foto)

Protestat nga grupe të ndryshme palestine ende janë duke vazhduar, dhe e gjitha kjo bëhet me qëllimin që të shtyjnë Izraelin të lehtësojë ndëshkimin e kufizimeve në territorin e izoluar.

Ushtria izraelite ka bërë me dije se avioni i saj goditi vendet e Hamasit në Gaza herët në mëngjes si një kundër përgjigje ndaj të balonave ndezëse të lëshuara nga enklava palestineze e rrethuar.

Ushtria tha të dielën qindra palestinezë ishin mbledhur përgjatë barrierës ndarëse midis Izraelit dhe Rripit të Gazës gjatë natës, duke hedhur kështu disa eksplozivë dhe duke djegur goma dhe se trupat u përgjigjën me “mjete për shpërndarjen e trazirave”.

Kujtojmë se një lufte e përgjakshme ndodhi pak kohë më parë mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku fatmirësisht u arrit një armëpushim mes palëve.

Grupet palestineze kishin njoftuar të shtunën se do të rinisnin protestat në barrierën e ndarjes, me qëllim që të shtynin Izraelin të lehtësonte ndëshkimin e kufizimeve në territorin e izoluar.

Protestat shpërthyen më vonë atë ditë, me ushtrinë izraelite që gjuante me armë zjarri, gaz lotsjellës dhe granata tronditëse ndërsa palestinezët digjnin goma. Në bazë të informacioneve të marra Ministria e shëndetësisë në Gaza bëri me dije duke thënë se rreth 11 palestinezë ishin lënduar në përleshje, ku tre prej të cilëve ishin lënduar nga sulmet e drejtpërdrejta.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement