Zbulohet vendi ku do të strehohen afganët ne Kosovë

Pas një lajmeriimi të dytë,  mediat e Kosovës informuan se afganët  do të mbërrijnë  nesër  në orën 19:00, pasi pritej që të arrinin ditën e sotme.

Mediat e Kosovës  kanë zbuluar se afganët do të strehohen në kampin ushtarak ‘’Bondsteel’’ që funksionon dhe si baza më e madhe amerikane nën komandën e KFOR.

Nesër pritet të mbërrijë avioni i parë në Aeroportin e Prishtinës  me mbi 100 afganë teksa kampi ka kapacitete për të strehuar rreth 2 mijë e 500 refugjatë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.

Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për ata persona , që kanë punuar si kontraktorë të NATO-s të cilët do të jenë së bashku me familjet e tyre.

Autoritetet kosovare ende nuk kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë qytetarë afganë.

Nga ana tjetër në Shqipëri janë deri më sot kanë mbërritur tre avionë me 275 afganë të ‘arratisur’ nga vendi që janë strehuar kryesisht në struktura hoteliere në Durrës dhe konvikte studentësh në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement