“U mbulova sytë vajzave për të mos parë situatën”, afgani rrëfen si i shpëtoi vdekjes nga sulmet në Kabul

Dy sulme terroriste pranë aeroportitë të Kabulit dhe disa shpërthime të njëpasnjëshme ju morën jetën më shumë se 100 personave mbrëmjen e djeshme në Afganistan. Pamjet e publikuara në mediat e huaja ishin tronditëse, por akoma më tronditëse janë rrëfimet e atyre që e përjetuan nga afër këtë situatë.

Muhamedi, i cili tha se ndihmoi forcat amerikane dhe punoi me NATO-n në Afganistan, ishte në aeroport me familjen e tij të enjten, duke u përpjekur të fliste me trupat amerikane dhe të gjente një fluturim jashtë vendit.

“Unë isha me familjen time duke qëndruar vetëm 50 hapa larg shpërthimit që ndodhi dje. Unë nuk mund t’ju përshkruaj situatën, ishte si një skenë nga një film që e pashë në realitet. Kishte një lumë gjaku… nëse doje të bëje disa hapa, së pari duhet të kontrolloje për të parë nëse ka trupa të vdekur nën këmbët e tua për të lëvizur.
U mbulova sytë vajzave të mia që të mos shihnin situatën, sepse ishte një situatë shumë e keqe. Pas kësaj, nxora familjen time jashtë dhe shkova në shtëpi”, ka rrëfyer ai për “CNN”.

Sulmet kishin si shënjestër turmat që përpiqeshin të largoheshin nga Afagnistani pas marrjes nën kontroll të talebanvëve. Për shkak të këtyre sulmeve mbetën të vdekur edhe 13 pjesëtarë të shërbimeve amerikane, mes tyre 12 marinsa.

Muhamedi ka treguar se ka marrë mesazhe të shumta kërcënuese nga talebanët, të cilët e kanë paralajmëruar se do të vritet nëse nuk punon me ta. Por pavarësisht mizorisë, ai tha se do të kthehej në aeroportin e Kabulit me familjen e tij të premten.

“Unë do përpiqem të shkoj në portat e aeroportit në mënyrë që të flas me (trupat e huaja) dhe të tregoj ID -në dhe letrat e mia për të thënë se kam punuar me ta”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement