Revoltohet këngëtarja shqiptare: Ç’faj kemi ne të vaksinuarit të përballemi njëjtë me masat si të pavaksinuarit?

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica është shumë aktive në rrjetet sociale , ku së fundmi, ka folur lidhur me masat e reja që qeveria e Kosovës ka vendosur për parandalimin e Covid-19.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja shprehet e revoltuar se çfarë faji kanë të vaksinuarit të jenë me të njëjta masa si të pavaksinuarit.

“Çka kemi faj ne të vaksinuarit, njëjtë me u përball me masat si ata të pavaksinuar?
Çka kemi faj ne, që ju keni pushuar vikendit e nuk kanë funksionu sallat e vaksinimit edhe pse ishim/jemi në gjendje kritike dhe në anën tjetër bëhej thirrja për vaksinim (në kundërshtim me fjalët e juaja).
Por shihemi në tetor se ju nevojitet me i hapë masat atëherë, shkak i fushatave zgjedhore si dikur”, ka shkruar këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement