65-vjeç dhe ende një modele e suksesshme!

Yazemeenah Rossi  në moshën 11-vjeçare e pa se i kishte dalë thinja e parë, por kjo nuk e ka penguar aspak që të bëhej modele.

Sot ajo është 65-vjeçe dhe duket në formë të shkëlqyer fizike.

“Bright Side” ndan me të gjithë historinë e Rossi-t, që me shumë siguri, mund të kthehet në frymëzim për të gjitha vajzat.

Ajo e filloi karrierën e saj si modele “rastësisht” kur iu kërkua të zëvendësonte një modele në minutën e fundit.

Që nga ajo ditë ajo filloi të punojë me stilistë si “YSL”, “Jil Sander” dhe “Thierry Mugler”.

Para se të fillonte karrierën e modelimit, ajo po rriste 2 fëmijët e saj në shtëpi.

‘Isha krenare të kapesha fort pas asaj që ishte e drejtë për mua pavarësisht kritikëve dhe kjo ka qenë gjithmonë kështu gjatë gjithë jetës sime, një pasuri e madhe në fakt kur fillova modelimin. Jo vetëm që u bëra një nga modelet e para me flokë gri, por nisa edhe të bëja atë që doja të bëja. Paratë nuk kanë qenë kurrë ato që më nxisnin të bëja gjëra që më dukeshin të gabuara”

-u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement