U fejua në fshehtësi të plotë/ Greta Koçi tregon “me stil” unazën e propozimit

Këngëtarja e njohur Greta Koci ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.
Dhe pavarësisht faktit se nuk e ka kinfirmuar vetë lajmin, sot na ka treguar “me stil” unazën e fejesës, teksa filmonte veten në natyrë.
Më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement