“Mirëserdhe në shtëpi!” Manchester United konfirmon rikthimin e Cristiano Ronaldo

Tashmë është zyrtare. Cristiano Ronaldo është rikthyer te Manchester United. Ka qenë vetë lubi anglez që ka njoftuar rikthimin në Old Trafford të sulmuesit portugez, i cili do të largohet nga Juventusi disa ditë para mbylljes së merkatos.

United ka avancuar nënshkrimin e Cristianos, duke sqaruar se përfshirja e tij është subjekt i arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare dhe rishikimit mjekësor përkatës.

Sipas shtypit anglez, 36-vjeçari Portugez do të nënshkruajë për dy sezone, duke rikthyer në shtëpinë e vjetër, “Old Trafford”, ku shënoi 118 gola në 292 ndeshje. Ronaldo do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Lisbonë, qyteti në të cilin ka udhëtuar këtë të premte pasi u largua nga Torino me një avion privat. Klubi anglez ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Kishte qenë skuadra tjetër e Manchester, blutë e City-t, ata që dukeshin prej disa ditësh më pranë fituesit të “Topit të Artë”, por United e ka bërë çdo gjë fakt të kryer.

“Manchester United është i lumtur të konfirmojë se klubi ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos, në varësi të kushteve personale, vizitave mjekësore. Të gjithë në klub mezi presin ardhjen e  Cristianos në Manchester.”, shkruan klubi në një deklaratë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement