Mendes ka vendosur të çojë Ronaldo te Manchester City! Zbulohet oferta për portugezin, por Juventusi…

Jorge Mendes trazon ujërat e tregut të transferimeve të Juventusit. Blitz-i i super-agjentit portugez, nga sonte në Torino, kthen në qendër të vëmendjes të ardhmen e Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga bianconerët në ditët e fundit të merkatos së verës.

Sipas corriere.it, qëllimi i Mendes është të çojë klientin e tij te Manchester City në urdherat e Pep Guardiolas.

Një takim me drejtuesit e klubit të Juventusit është i mundur në orët e ardhshme të enjten.

Citizens, te cilet kane hequr dorë përfundimisht nga Harry Kane, do të kishin CR7 zgjidhjen e duhur nga pikëpamja teknike dhe ekonomike: klubi anglez do të ishte gati të vinte në pjatë një pagë vjetore prej 60 milionë euro bruto.

Sa i përket marrëveshjes me Juventusin, sipas edicionit online të gazetës, City do të donte ta sillte Ronaldon në Angli falas: kompania e Sheik Mansur nuk do të ishte e gatshme të shpenzonte para për kartonin e tij, i cili peshon në buxhetin e Juves për një shumë afro 28 mln euro.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement