Këto veprime tregojnë se ai lë kokën pas teje

Ngre mëngët

Kjo mund të duket deri diku si një lëvizje e sforcuar, por eksperti i marrëdhënieve në çift Jo Hemmings, thotë se ngritja e mëngëve gjatë një takimi tregon që burri ka interes ndaj gruas me të cilën ka dalë në takim. Kur ngremë mëngët e bluzës ne tregojmë edhe pjesën e krahut e cila ka edhe lëkurën më të butë, ky veprim shpesh është një shenjë e fshehur e tërheqjes duke qenë se burrat janë të predispozuar të tregojnë anën e tyre më të dobët vetëm me gratë që vërtet pëlqejnë.

Flisni për gjëra të zakonshme

Nëse dikush vërtet ju pëlqen do të gjejë çdo lloj justifikimi për t’ju shkruar, kështu shprehet psikologia Madeleine Mason Roantree. Mesazhet si “Sapo u ktheva nga shëtitja,” apo “ U lodha shumë në punë” mund të duken të çuditshme, por janë gjithmonë një shenjë e mirë pasi tregojnë se personi dëshiron që të jetë gjatë gjithë kohës në kontakt me ju.

Ata mbajnë mend se çfarë thoni ju

Nëse dikush është realisht i interesuar për të krijuar një marrëdhënie me ju, atëherë ai do të mbajë mend edhe detaje të bisedave tuaja të mëhershme. Këto detaje mund të jenë edhe çelësi që do t’i ndihmojë ata për të hapur biseda të reja me ju.

Sjellin trupin afër jush

Një person mund të tregojë më shumë interes me anë të gjuhës së trupit se sa me çdo lloj gjesti tjetër. Ndër shenjat që lidhen me gjuhen e trupit që shprehin interes janë shikimet e gjata në sy, kthimi i trupit kah jush, ose dhe hapja e këmbëve më shumë se zakonisht.

Ju e dini se kur do ta keni takimin tjetër

Nëse keni kaluar një takim shumë të bukur, me biseda dhe të qeshura ajo që vjen më pas është kërkesa për një takim të dytë. Kjo pasi në momentin kur ndjehesh mirë me dikë trupi ynë çliron dopaminën, e cila njihet ndryshe edhe si hormoni i lumturisë, ndaj dhe ai do të dojë t’ju shohë sërish për të provuar të njëjtën ndjesi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement