Icardi zëvendësuesi i CR7 por Mbappe mban peng gjithçka, Kean alternativa

Juventus është gati të përshëndesë orët në vijim sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo. Në kahun tjetër, bardhezinjtë janë në sulm për të gjetur një zëvendësues të denjë. Dy janë kandiatët kryesorë: Moise Kean dhe Mauro Icardi.

Ky i fundit preferohet më shumë, duke parë përvojën e tij dhe faktin se e njeh më mirë Serinë A. Gjithsesi, ardhja e sulmuesit argjentinas, që luan me PSG, varet nga e ardhmja e shokut të tij të skuadrës, Kylian Mbappe.

Në rast se Mbappe largohet, PSG duhet të gjejë një zëvendësues dhe në rast se nuk ia del mbanë, atëherë Icardi do të qëndrojë. PSG synon të sjellë në League 1 sulmuesin brazilian Richarlison, që luan me Everton, duke lënë kështu të lirë Icardi.

Alternativa e dytë e Juves është Moise Kean, 21 vjeç, që gjithashtu luan me Everton. Drejtuesit bardhezinj kanë zhvilluar një takim me menaxherin e tij, Mino Raiola, për të marrë sulmuesin në formë huazimi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement