I thonë “pse s’mban femër më shumë se 6 muaj”, Bearti i kthehet keq fansit

Ish konkurenti I Perputhen Beart Rexhepi kohë pas kohe bëhet lajm dhe kjo vjen kryesisht nga bisedat e ndryshme që realizon me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale.
Ish-konkurrenti gjersa ka folur për detaje të ndryshme nga jeta personale, mori edhe një pyetje që si duket e revoltoi.

“Pse s’mundesh me mbajtë as një femër më shumë se gjashtë muaj, çfarë problemi ke?”, ishte pyetja e njëri nga ndjekësit.
I revoltuar ai i është përgjigjur menjëherë pyetjes së tij.
“Unë pasna problem apo mënyra se si ti mendon?… Për çfarë arsye me zgjatë një lidhje kur e sheh që nuk shkon? Ma mirë është me nejt vet se me humb kohë, me humb veten, vetëm për arsye që mos me nejt vet. Koha ec nuk ndalet”.
“Edhe gjashtë muaj janë shumë. Nuk i kemi ka 1000 vjet në këtë jetë me bo teste, shumë shumë lidhje po vin, divorc mbas viteve 40-50, shko pyti ata”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement