E fundit!!! Ronaldo në qendrën stërvitore të Juves, zbras dollapin dhe përshëndet skuadrën

“Sky Sports” bën me dije se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka zbrasur dollapin e tij në Continassa, qendrën stërvitore të Juventusit. Sulmuesi 36-vjeçar po i jep lamtumirën e parakohshme bardhezinjve dhe pret të transferohet tek ekipi i Manchester City.

Ronaldo ka mbërritur sot paradite në qendrën stërvitore, por jo për t’u stërvitur, por për t’u prëshëndetur me shokët e skuadrës. Sipas “Sky Sports”, ai i ka komunikuar trajnerit Allegri vendimin për t’u larguar. Për pasojë, CR7 nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Empoli.

Transferimi pritet të mbyllet brenda pak ditësh, me Manchester City që do të paguajë 30 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement