Ambasada e SHBA ul flamurin në gjysmështizë: Për heronjtë tanë të vrarë në Kabul dhe qytetarët afganë

Ambasada amerikane në Tiranë ka ulur sot flamurin në gjysmështizë, në shenjë zie dhe nderimi njëkohësisht për trupat amerikane dhe qytetarët që u vranë në Kabul dje gjatë një sulmi terrorist.

Në njoftimin e saj ambasada thekson se vajtojnë dhe për qytetarët afganë, fëmijët e vegjël që u vranë në të njejtin sulm terrorist dhe përfundon duke vlerësuar mbështetjen që ka afruar Shqipëria për strehimin dhe mbrojtjen e të evakuuarëve nga Kabuli.

 

“Sot, flamuri në Ambasadë është i ulur në gjysmështizë, teksa vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të tjerëve, – shkruan Ambasada në Fb. –  Ne vajtojmë edhe për afganët, përfshirë fëmijët e vegjël, të cilët humbën jetën apo u plagosën në këtë sulm mizor.

Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë. Prandaj sot zemrat tona janë të mbushura me hidhërim, por ato janë të mbushura edhe me mirënjohje.

Grupi i parë i qytetarëve afganë të cilët mbërritën mbrëmë në Tiranë, janë më shumë sesa njerëz të evakuuar. Ata janë jetë njerëzore të shpëtuara nga mundësia e pasojave tragjike. Ata janë gra, burra dhe fëmijë të cilëve u është ofruar diçka që ne e marrim të mirëqënë, një jetë. Mundësia për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme.

Dhe për këtë, ne si Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara, jemi mirënjohës për bujarinë dhe mikpritjen e pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj.

Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qënie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qënieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri!”- përfundon mesazhi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement