“Zoti është i madh”/ Një e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Qafë-Muzinë, e motra tregon gjendjen e saj

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni që ra në greminë pasditen e sotme në Qafë-Muzinë. Mësohet se ajo është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe është dërguar në spital dhe momentalisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë, motra e saj ka folur për mediat pas ngjarjes së rënëdë, duke thënë se e plagosura ishte shumë e tronditur  dhe se kishte thyer krahun. Ajo ka treguar se e motra që u aksidentua, po vinte tek ajo në Sarandë, dhe se një ditë më parë i kishte thënë se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun. Uaaa! Nuk e di, nuk ka fat më të madh. Nuk e di cfarë të them. Po vinte te unë në Sarandë. Dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje. Zoti është i madh, nuk e di”

, tha ajo.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit të rëndë humbën jetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda. Ka mbetur ende i paidentifikuar një viktimë, ndërsa një tjetër ndodhet ende Brenda në furgon.

Aksidenti ndodhi pasdietn e sotme në aksin Gjirokastër-Sarandë, ku furgoni devijoi në mënyrë që të evitonte përplasjen me një mjet tip “Land Rover”, dhe si pasojë përfundoi në greminë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement