Vrasja e 25-vjeçarit: Gazetarja Anila Hoxha tregon se si ka ndodhur ngjarja. Nga njohja në burg deri te pazaret e drogës

Policia ka zbardhur vrasjen e Xhuljan Bullarit në Vlorë duke arrestuar autorin e dyshuar. Bledar Selmanaj ka rënë në prangat e Policisë, i cili rezulton të ketë pasur njohje të mëparshme me viktimën si dhe ka qenë i dënuar disa herë për krime kundër pronës.

Policia thotë se Selmanaj vrau Bullarin për motive të dobëta teksa armën e kishte groposur në oborrin e banesës së tij si dhe iu gjetën disa veshje që dyshohet se i përdori ditën e vrasjes.

Ndërkohë që autori mohon krimin, gazetarja Anila Hoxha ka shkruar gjerë e gjatë rreth vrasjes në fjalë.

Postimi i plotë:

Droga dhe burgu…

Neser , ne oren 11 perpara gjykates se Vlores del per tu njohur me akuzen e vrasjes me paramendim , vrasesi i Xhuljan Bullarit nje i ri qe dy vitet e fundit te jetes i kaloi midis burgut, endrres e planeve per tu larguar ne Gjermani dhe papunesise. Ishte 25 vjec dhe mbremja e fundit e jetes se tij kalon shkurtimisht si nje film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurise tanime te sekuestruara si prova. I riu e mori vrasesin e tij si pasagjer prane nje parkimi afer drejtorise se Policise Tirane, se bashku me te shfaqet teksa po udheton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen ne makine edhe ne kamerat e qytetit te Lushnjes , kapercen rotondon e Vlores, hyn ne muzg rreth ores 19.54 me drejtim Transballkaniken . Me pas 1 ore me vone ai shfaqet kur kalon prane nje pike karburanti ne Qafe Babice, sa afer vdekjes qe eshte , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit te quajtur Lapidari, ku pasagjeri qe ai duhet ta kishte mik burgu do ta qelloje me dy plumba me nje pistolete te llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur me pas ne shtepine e tij.
I dyshuari si vrases i 25 vjecarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021. Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregeti droge , nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua shitur ca miqve te viktimes. Por nese deshmia e tij eshte apo jo e vertete do te duhet shume pune dhe prova , vec qelizave dhe kamerave te sigurise, mes tyre edhe konfirmimi nese arma e varrosur ne lagjen 15 tetori eshte e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurese.
Por Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur , capitet ne deshmine e tij mes frazave qe shprehin dramat qe ndodhin me rinine tone. Ai thote se negocioi per shitjen e 100 kilogrameve hashash te presuar u shkembye ne Elbasan. Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false. Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures. Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes referuar analizes se antenave thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena. Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore.
E njejta droge qe dergon po asnje dallim ne qeli , te shoqeruar e te ndaluar dhjetra te rinj e te mitur me statusin perdorues. Ne Tirane nje plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bejne dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetem femije qe rrahin prinderit dhe kerkojne 5 mije leke te reja per nje cigare hashashi, por femije gjyqtaresh , prokuroresh, ish shefash policie , shefash , mjekesh e biznesmenesh kapen rastesisht me dozat e droges qe mbillet. Ceshtjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen perdorues . Parcelat ne mal gjelberojne mes bindjen se ato tonelata dergohen drejt nje vendi tjeter qe nuk eshte Shqiperia.
rast pas rasti monitorimi i Qendres FOL tregoi se nga 1 nentori 2020 , vetem ne kryeqytet u shoqeruan mbasi u konstatuan me droge 640 te rinj dhe adoleshente apo te mitur. Prej tyre 191 u arrestuan. A nuk duhet te shqetesohemi per rinine dhe te ardhmen tone?

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement