Vasili: Rastet në Shqipëri janë rritur 22 herë brenda gushtit, asnjë masë nuk po merret

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë. Vasili ka shkruar se brenda muajit gusht në vendin tonë rastet me Covid-19 janë rritur 22 herë më shumë. Po ashtu ai ka kritikuar ashpër autoritet shëndetësore se po testojnë sa gjysma e testimeve që bën Kosova.

Ndër të tjera ai ka thënë se kryeministri i vendit Edi Rama, po e neglizhon situatën ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk po merret dhe situata pandemike është lënë në mëshirë të fatit.

Statusi nga Petrit Vasili

Rritja tronditese e rasteve me Covid plot 22 here brenda gushtit!!

Testimet sa gjysma e Kosoves!

Brenda muajit gusht nga 40 raste ne 1 gusht 2021 arrihet ne 26 gusht ne 888 raste.

Kjo eshte nje rritje shume e forte.

Ne menyre skandaloze testimet e qeverise se Rames jane sot  vetem 6619 ndersa ne Kosove plot 12406 testime pra dyfishi ditor.

Kosova kryen pra rreth 6 mije testime per 1 milion banore, ndersa Shqiperia rreth 2 mije per milion pra tre here me pak.

Ndersa kryeministri sperdridhej ne plazh dhe tregonte perralla me Ballkanin “Çil e Mbyll”, Covid–i perparonte me galop dhe asnje ndryshim nuk ka per testimet.

Ne menyre te perditshme kemi ngritur alarmin per situaten qe po precipitonte, por kryeministri vazhdoi plazhin dhe i perbuzi keto apele te perseritura me arrogancen e tij te njohur prej injoranti dhe prej personi pa asnje ndjeshmeri njerezore.

Asnje mase konkrete nuk eshte marre e nuk po merret.

Imponimet propagandistike te kryeministrit per detyrime vaksinimi nuk zgjidhin asgje pasi qindra mijra te infektuar jane fakt i kryer qe kerkon pergjigje.

Situata eshte ne meshire te fatit.

Pergjegjesite e kryeministrit, qe me kurajon e injorantit ben vleresime medemek shkencore edhe per vaksinat, jane teper te renda.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement