UEFA zgjedh më të mirët e sezonit 2020-2021, dominon Chelsea

UEFA ka zgjedhur lojtarët dhe trajnerin më të mirë të sezonit të kaluar dhe dukshëm është Chelsea që dominon. Jorginho është lojtari më i mirë i viti nga UEFA. Një çmim ky i merituar për kampionin e Europës me Chelsea dhe Italinë.

Lista e lojtarëve të londinezëve që u shpallën si më të mirët vazhdon me Mendy, portieri më i mire. 29-vjeçari senegalez ndihmoi Chelsea të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të fitonte ndaj Manchester City. N’Golo Kante u zgjodh mesfushori më i mirë, pasi udhëhoqi “blutë” me tre paraqitje mbresëlënëse në gjysmëfinale dhe finale. Trajneri më i mirë u shpall Thomas Tchel, i cili arriti të shpallte Chelsea kampion Europe.

Mbrojtësi më i mirë u zgjodh Ruben Dias i Manchester City, i cili i dha një kthesë të plotë besueshmërisë së ekipit të tij në vijën mbrojtëse, duke e bërë atë një nga më të mirët në Angli dhe Evropë.

Erling Haaland i Borussia Dortmund u zgjdoh sulmuesi më i mirë i sezonit të kaluar, duke pasuar Robert Leëandoëski. Futbollisti i talentuar shënoi 10 gola në 8 ndeshje në Ligën e Kampionëve të fundit.

“Është një nder për mua të marr këtë çmim. Më motivon të përmirësohem. Faleminderit atyre që më kanë votuar, atyre që më mbështesin dhe klubit tim. Tashmë është koha për Ligën e Kampionëve dhe nuk mund të pres më”, tha Haaland pasi pranoi çmimin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement