Thotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora sqaron deklaratën që bëri menjëherë bujë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj. Madje përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale apo në intervistat e shumta, ajo e ka treguar gjithmonë me krenari se nga është.

Mirëpo ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur shqiptar, Rita thotë se është “kosovare”. Madje pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë pasi shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory dhe shkroi: “Pse femrat kosovare janë kaq të papara?”.

E pikërisht kjo ka hapur debat të madh te fansat e saj. E si pasojë, Ora duket se është detyruar që të japë një shpjegim në lidhje me përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. Teksa ishte e ftuar së fundmi tek “Wired”, këngëtarja e famshme u është përgjigjur pyetjeve më të klikuara për të në “Google”.

Thotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora sqaron

Gjatë kësaj interviste, Rita Ora është shprehur se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha këngëtarja me famë botërore.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement